Nënkryetari i AAK-së, njëherit deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Ahmet Isufi, në një intervistë dhënë për Telegrafin me gazetar Muhamet Hajrullahun, ka thënë se janë të hapur për koalicione me parti tjera për formimin e një qeverie kredibile.
Sipas tij i nominurari i PAN-it për kryeministër Ramush Haradinaj, ka siguruar numrat për të qeverisur me Qeverinë ekzekutivin e ardhshëm.
Isufi ka deklaruar se mandatarit për kryeministër, Ramush Haradinaj, i është dhënë e drejta e plotë që të negocioj për krijimin e koalicione me parti tjera shqiptare.
“Ju kemi dërguar ftesë partive politike për konsultime rreth formimit të qeverisë. Kemi ofertë të hapur për ta. Në rastin e parë kanë refuzuar publikisht dy partitë shqiptare. Haradinajt i është dhënë autorizim i plotë që të komunikoj me parti tjera politike. Ftesat janë, gatishmëria varet nga dy subjektet politike shqiptare. Do të ishte mirë që të kemi një qeveri me baze të gjerë dhe të ketë stabilitet”, ka thënë Isufi.raporton telegrafi
Ai ndër të tjera tha se janë të interesuar që sa më shpejt ta formojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës, pasi është në interes të qytetarëve dhe vet shtetit./arbresh.info/
BQK dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi lidhur me ...
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi