Një punonjës i ndërmarrjes komunale ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë gjatë kohës që po pastronin një pusetë të ujërave të zeza në periferi të qytetit të Shkodrës.
Mësohet se viktima është shtetasi Kletos Celku. Ai ka qenë brenda në pusetë duke pastruar kur ka marrë një goditje që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga kontakti me rrymën elektrike, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.
Punonjësi tjetër, i cili ndodhej jashtë pusetës, ka hyrë për t’i dhënë ndihmë, por dhe ai ka marrë një goditje duke mbetur i plagosur rëndë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje.
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...