Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bashkëqeveriste me Partinë Demokratike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Isa Mustafa, kryeministër në largim i Kosovës dhe kryetar i LDK-së, duke shtuar se “është e mjerë” çfarëdo qeverie që do të varej nga votat e Listës Serbe.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që LDK të përfshihet në Qeverinë e ardhshme, por pa PDK-në dhe duke e ruajtur pozitën udhëheqëse të Qeverisë së re.
“Në qoftë se e gjejmë hapësirën për të marrë pjesë në qeverisje, duke e ruajtur edhe subjektivitetin tonë, të themi edhe si koalicion edhe si LDK, hyjmë. Në qoftë se jo, ne e ndjemë veten shumë mirë në opozitë gjatë kësaj periudhe, që t’i ndihmojmë vendit përmes opozitës”, pohoi Mustafa.
“Unë do të doja që Qeveria të themelohej nesër, pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur sepse ky vend është në rrezik që të shkojë përpara pa Qeveri dhe pa institucione. Por, po e shoh që po shkon mjaft vështirë sepse mjerë ajo Qeveri e cila mbetet peng i dy, tre apo katër deputetëve ose peng i 10 deputetëve të Listës Serbe, të cilët nesër, kur të duan hyjnë në sallë dhe kur të duan e lëshojnë sallën dhe asnjë ligj nuk mund të procedohet në Kuvend, në qoftë se nuk marrin pjesë në votimin e atij ligji 61 deputetë”.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në Radio Europa e Lirë.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj