Koalicioni PDK-AAK-Nisma i cili beson se ka siguruar numrat për formimin e Qeverisë, tanimë është në fazën e finalizimit të programit qeverisës.
I nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj tashmë ka caktuar 100 detyrat e qeverisë së tij.
Muharrem Nitaj anëtarë i kryesisë dhe zëdhënës i AAK-së, ka thënë të premten për lajmi.net se është punuar shumë në harmonizimin e programit qeverisës i cili është në fazën përfundimtare.
“Gjithçka është në fazën e diskutimeve dhe harmonizimit. Haradinaj i ka evidencuar 100 detyrat e para që do t’i ketë qeveria e tij. Është punuar bukur shumë në harmonizimin e programit, por thash se program qeverisës është në fazën e finalizimit”, ka thënë Nitaj.
Koalicioni PAN si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit synon që shumë shpejtë ti formojë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet parlamentare. Madje zyrtarë të këtij koalicioni janë shprehur se kanë siguruar mbi 61 vota, aq sa janë të nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re.
Por, PDK-AAK-Nisma ende nuk kanë ndarë postet ministrore për Qeverinë e re.
Sipas Nitaj për këtë gjë do të diskutohet pas konstituimit të kuvendit dhe mandatimit të Haradinajt për kryeministër.
“Nuk është diskutuar për ndarjen e dikastereve e as të posteve ministrore. Para kësaj janë disa hapa të tjerë, që janë certifikimi dhe konstituimi i kuvendit, mandatimi i Haradinajt për kryeministër dhe tek më pastaj propozimi i Haradinajt për kabinetin e tij qeveritar”, ka deklaruar Nitaj për lajmi.net.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma kishin arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit në momentet e fundit të afatit ligjor për regjistrim në KQZ. Sipas kësaj marrëveshje posti i kryeministrit i ka takuar AAK-së, ndërsa PDK ka kryetarin e Kuvendit, e Nisma postin e zëvendëskryeministrit.
Nga rezultatet e 11 qershorit PAN ka fituar 39 ulëse në Kuvend, Vetëvendosje 32, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29.
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...