Është konsideruar si vendi më i lumtur në botë, në të cilin përfshihet aksesi i shpejtë në internet, strehimi i lirë, siguracionet shëndetësore, madje dhe liria e fjalës.
Bëhet fjalë për Danimarkën, që është shteti më i mirë për të jetuar, por që së fundmi po përballet me një mungesë të forcës punëtore, gjë kjo që e ka detyruar të hapë dyert për emigrantët profesionistë.
Ministri i financave të vendit, e ka bërë të qartë se dëshiron profesionistë të kualifikuar.
Është një synim i qartë i qeverisë të tërheqë punëtorë të specializuar në Danimarkë”, ka thënë Kristian Jensen. Ndonëse gjatë 16 viteve të fundit, Partia Liberale ka shtrënguar rregullat e emigracionit si për ndihmën ekonomike edhe për marrjen e shtetësisë Daneze, pa të huajt Danimarka do të hasë shumë vështirësi për të zgjidhur mungesat në forcën e punës.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...