Janë të vetmet Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, që nuk kanë përfituar financiarisht nga Bashkimi Evropian në projektet e transportit në Samitin në Trieste të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan arbresh.info.
Në hartën, e cila shfaqë projektet që Bashkimi Evropian që mbështetë financiarisht projektet e transportit në Ballkanin Perëndimor, figurojnë vetëm ato të Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë.
Serbisë do t’i ndahen 28.4 milion euro grante për lidhjen hekurudhore Orient/East-Med Corridor, për investimin që kapë vlerën prej 56.4 milionë eurove.
Po ashtu do t’i rregullohen edhe lidhjet ujore për rehabilitimin e Djardap. Për këtë projekt BE do të ndajë 11.4 milionë euro, ndërsa investimi pritet të kapë vlerën prej rreth 25 milionë eurove.
Bosnja Hercegovina do të përfitojë grante për tri projekte, lidhje rrugore në Korridorin Mediteran.
Në projektin e parë do të përfitojë 15.3 milionë grante, në një investim që pritet të jetë rreth 80.7 milionë euro.
Në projektin e dytë rrugorë do të përfitojë 15.9 milionë euro grante, në një investim që pritet të jetë rreth 83.9 milionë euro.
Dhe, në projektin e tretë do të përfitojë nga BE-ja 11.8 milionë euro grante, në një investim që do t’I kushtojë Bosnje dhe Hercegovinës rreth 66.9 milionë euro.
Maqedonia do të përfitojë 70 milionë euro grante për lidhjen hekurudhore Orient/East-Med Corridor, projekt ky që kapë vlerën e rreth 152 milionë eurove.
Sipas kalkulimeve të BE-së, 1 euro grant është i barabartë me 3 euro investim në projekt./arbresh.info/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...