Google ADS

Shkencëtarët krijojnë zemër në miniaturë në laborator

12:46 | 14 Korrik 2017
Arbresh Info

Është krijuar zemra e njeriut në miniaturë në laborator, nga zemra e një miu.

Shkencëtarët kanë zhveshur qelizat e zemrës së brejtësit, duke lënë skeleturen e fortë, në të cilën pastaj janë vendosur qelizat njerëzore të cilat janë zhvilluar me sukses në qeliza të zemrës.

Studiuesit kanë thënë që ky zbulim do të revolucionarizoj testimin e ilaçeve, duke mundësuar që ato të testohet në zemra artificiale, si dhe mund të çoj në krijimin e një metode të re për të gjeneruar qeliza të muskujve të zemrës në mënyrë artificiale.

Besohet se një ditë do të arrihet të krijohet një zemër e njeriut tërësisht funksionale, e cila mund të përdoret për transplant.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme