Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për drogën e kapur ditën e sotme në Vlorë, ku u sekuestruan nga policia 15 ton kanabis sativa.
Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha shkruan se droga në fjalë i përket klanit të ish-minstrit të Brendshëm Saimir Tahirit, ndërsa thotë se janë 25 ton dhe jo aq sa raporton policia.
Po ashtu, në mesazhin e publikuar në faqen e tij shkruhet se informacioni për drogën në fjalë është marrë nga klani i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt.
Statusi i Berishës:
Haki droga ju betohet policeve per koken e Norieges!
Kapen ne Vlore 25 tonelata droge e klanit Habilaj, i cili paditet nga klani Xhafa!
Haki droga betohet para policeve per koken e Norieges!
Njeriu qe se bashku me Noriegen dhe Saje qorrin krijoi narko-republiken e pare ne Europe, ju tha dje policeve: “do ta çojmë këtë operacion deri në fund dhe i kemi premtuar për ta realizuar me sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare nën vëmëndje dhe kujdes të veçantë të kryeministrit shqiptar!” Hahaha?!
Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Oficeri dixhital informon:
“Pershendetje doktor droga e kapur ne Lakatund nuk esht 15 por 25 tonelata.Kjo droge esht e klanit Habilaj kushurijve te Sajmir Tahirit.Informacioni per drogen esht dhene nga Klani Xhafa i cili ka pesuar disa goditje ne trafikun e droges fale autoriteteve italiane,e fundit ishte skafi qe u mbyte para nje jave ne det.”
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së