Google ADS

Zyrtare: Real Madridi nënshkruan me Dani Ceballosin

10:34 | 14 Korrik 2017
Arbresh Info

Real Madridi njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e Dani Ceballosit nga Real Betisi.

Kampioni i Evropës dhe gjiganti spanjoll ka njoftuar se ka siguruar transferimin e reprezentuesit spanjoll, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare, transmeton portali arbresh.info.

“Lojtari do të prezantohet të enjten, më 20 korrik në ora 13:00 në Santiago Bernabeu”, shkruan klubi në faqen zyrtare.

‘Los Blancos’ ka njoftuar gjithashtu që lojtari do t’i bashkohet atyre në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./arbresh.info

https://twitter.com/realmadriden/status/885776192963588097

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme