Google ADS

Pejani gjen shtetasin gjerman të vdekur në shtëpinë e tij

10:18 | 14 Korrik 2017
Arbresh.info

Një person në Pejë ka raportuar se në shtëpinë e tij ka gjetur viktimën mashkull shtetas gjerman të shtrirë në tokë.

Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan arbresh.info.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme