Përurohet linja e re përpunuese e perimeve Eurofood

07:13 | 14 Korrik 2017
Arbresh.info

Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të vizitojë sot qendrën përpunuese të perimeve Eurofood në Xërxe, ku do të përurojë linjën e re përpunuese.

Eurofood ka instaluar këtë njësi në objektin e saj të ri në fshatin Xërxe të Rahovecit, me qëllim të zgjërimit të kapaciteteve përpunuese.

Themeluar në vitin 1999 në Prizren, Eurofood është njëra ndër kompanitë më të mëdha përpunuese në Kosovë, me 40 të punësuar të përhershëm.

Blerja e linjës së re përpunuese i’u mundësua kësaj kompanie përmes një granti mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve nga programi i USAID-it Bujqësia për Zhvillim dhe Mundësi Rurale (AGRO).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme