Lindja e një fëmije është një mrekulli, por lindja e dy fëmijëve nga një nënë e cila nuk jeton më prej 4 muajsh është MREKULLI me gërma të mëdha.
I tillë është rasti i Frankielen da Silva Zampoli Padilha, 21-vjeçares e cila përfundoi në gjendje klinike tetorin e kaluar, në javën e 24-të të shtatzënisë. Mjekët morën vendimin për ta mbajtur gjallë për plot 123 ditë me anë të aparaturave për të shpëtuar dy fëmijët, Asafit dhe Anna Vitoria, pasi zemra e tyre vazhdonte të rrihte në barkun e saj. Bashkëshorti i saj Muriel Padilha e përshkroi lindjen e fëmijëve si një mrekulli, edhe pse humbja e Frankielen ishte shumë e dhimbshme për të, raporton The Mirror.
Por, mjekët nuk shpëtuan vetëm binjakët, pas fikjes së aparaturave që mbanin gjallë 21-vjeçaren, zemra dhe veshka e saj u dhuruan për të shpëtuar edhe dy jetë të tjera Muriel dhe Frankielen kanë edhe një vajzë tjetër 2-vjeçare.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua