Nëse deri pak kohë më parë një burrë i bukur konsiderohej muskuloz, i gjatë, me flokë, sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithnjë e më tepër meshkujt qerosë po preferohen më shumë nga femrat.
Kështu që meshkujt të cilët humbasin flokët me kalimin e kohës, nuk duhet të shqetësohen, përkundrazi ata do të jenë më të lumtur dhe më shumë tërheqës në sytë e femrës.
Sipas një studimi të kryer së fundmi në Universitetin e Pensilvanisë, meshkujt qerosë konsiderohen më të fortë dhe seksi, përballë atyre që kanë shumë flokë. Në veçanti janë analizuar shijet e një grupi prej 59 njerëzve, të cilëve iu janë treguar fotografitë e të njëjtit mashkull me dhe pa flokë. Në rastin e dytë, i njëjti person është konsideruar me karizmatik dhe më i fuqishëm.
Sikur të mos mjaftonte kjo, një studim tjetër i kryer në Universitetin Sarlend, ka treguar se me kalimin e moshës, kur flokët nisin të bien, procesi ndikon edhe në seksin e mashkullit. Gjithsesi ata janë konsideruar si më tepër inteligjentë dhe të dashur.
Padyshim, që bëhet fjalë mbi gjykime të bazuar në pamjen e jashtme, por duket se të jesh qeros, është një detaj që iu jep meshkujve shumë mundësi përballë femrave. Disa nga meshkujt qerosë më seksi në botë janë Vin Diesel e Bruce Willis.
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...