“Zyrtarisht Vetëvendosje nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit”

23:49 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

“ E them zyrtarisht që VV nuk e voton për kryetar të Kuvendit dhe nuk besoj që e bllokojmë me këtë Kuvendin. Ndërsa emrat e tjerë mund ti shqyrtojmë”, ka thënë ai në Interaktivë përcjell Arbresh.info.

Sipas tij nuk duan ta bllokojnë punën e Kuvendit.

“Deri në zgjedhjen e krytarit të ri mund ta udhëheq deputeti më i vjetër dhe kështu nuk bllokohet puna në Kuvend”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme