Google ADS

Pep Guardiola në bisedime me Kylian Mbappen

23:36 | 13 Korrik 2017
Arbresh Info

Pep Guardiola raportohet se është duke u përpjekur për të bindur sensacionin Kylian Mbappe të t’i bashkohet Manchester Cityt.

Guardiola është thjeshtë njëri nga trajnerët më të mirë në Evropë që është duke kërkuar transferimin e yllit të Monacos, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi raportohet se udhëheq garën për shërbimet e tij derisa Arsenali, Liverpooli dhe Paris Saint Germain thuhet gjithashtu se janë të gatshëm për të ofruar tarifa deri në 100 milionë funta për të siguruar nënshkrimin e tij.

Gazetari i futbollist spanjoll Graham Hunter ka thënë për ‘Sky Sports’ se City ka folur me reprezentuesit e Mbappes dhe është duke u përpjekur për të siguruar transferimin e tij në Etihad./arbresh.info

Të ngjashme