Ah nana, po a s’po ki kë tjetër a?

22:41 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Shkruan: Fitore Ajeti

Fjala e një përfaqësuesi të popullit dikur ka qenë më shumë peshë pasi edhe vetë i zgjedhuri ka qenë njeri me vlera serioze morale, akademike, politike e shtetërore, dhe i zgjedhuri fjalorin e tij karshi popullit dhe politikave që ai përfaqëson ka pasur një maturi të madhe.

Por tani e gjithë kjo ka degraduar, sa të bënë të ndiesh turp edhe t’i dëgjosh e lexosh se lëre më të jesh nën lëkurën e tyre, me gjithë këtë gjuhë të urrejtjes vëllavrasëse për interesat personale që nuk i përngjan aspak politikanëve dhe shtetarëve me kredibilitet por vetëm disa njerëzve asocial dhe apolitik. Kjo gjë nuk është që po ndodh vetëm tani sepse fyerjet nga ata që duhet të jenë edukata e popullit janë përdorur edhe në foltoret e kuvendit të Kosovës. Për më keq nuk po shihet as përmirësim në këtë lëmi.

Gjuha dhe fyerjet që u dëgjuan ditëve të fundit nga disa deputetë mes vete të subjekteve të ndryshme e që po shkon të rritet numri i të përfshirëve, tregon qartë se këta njerëz nuk kanë çfarë t’i paraqesin qytetarit për zhvillim dhe mundohen të bien në sy më gjëra të ulëta madje duke prekur edhe personat më të shenjtë që janë nënat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme