Në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News 24 u publikua një video e procesit të numërimit në Tiranë. Aty tregohej se si shpërndaheshin votat e LIBRA-s të Ben Blushit te PS dhe PD. Sipas këtyre pamjeve vetëm në 8 kuti votimi u vodhën 40 vota të LIBRA.
Pas transmetimit të kësaj videoje ka reaguar analisti Fatos Lubonja që ishte i ftuar në studio. Ai pranoi se kishte votuar LIBRA dhe se pas këtyre pamjeve ishte i keqardhur se ndoshta vota e tij nuk kishte shkuar aty ku duhej.
“Pasi shoh këto pamje ndjej keqardhje pasi mendoj ku ka përfunduar vota ime për Ben Blushin. Nëse do t’i kisha bërë një koment do ta shihja si ndjeshmëri për rrezikun që paraqesin këto parti që kanë kapur të gjitha pushtetet dhe nuk lënë asnjë forcë të re. PD është ngrënë. LSI është gati për tu ngrënë se kështu është kur vjedh votat e tjetrit. Kështu është kur kthehet në një sistem që të mos lejosh asnjë që të ngrihet” – tha Lubonja.
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri
Shukri Buja në Hagë e vazhdon dëshminë e tij për të katrën d...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara