Google ADS

10 trajtime të shpejta natyrale kundër djegies nga dielli

21:34 | 13 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Tani kur jemi në sezonën e pushimit dhe na pëlqen që të qëndrojmë në diell, këto informata mund të jenë mëse të nevojshme.

Nëse ju pëlqen të kaloni kohën e pushimit duke bërë not, duke luajtur volejboll dhe duke ecur nëpër diell, sigurisht që do mund të pësoni djegie të lëkurës, transmeton portali arbresh.info

Për të shëruar lëkurën shpejt nga djegiet e diellit ja cilat janë 10 mënyrat që mund t’ju bëjnë të ndjeheni më mirë dhe të trajtoni lëkurën.

  1. Para se të bëni ndonjë gjë tjetër, pini një gotë të madhe me ujë. Kjo është mënyra më ë mirë për të shëruar lëkurën tuaj, largon irritimin, prandaj sigurohuni që të konsumoni së paku 8 gota ujë në ditë.
  2. Vendosni në ujë një të ftohtë një shtresë të pastë, shtrydheni mirë dhe më pas vendosni në vendin kur ndjeni temperaturë.
  3. Bëni vaskë të ftohtë dhe shtoni disa pika vaj esencial kamomili. Kjo do të ju qëtësojë lëkurën.
  4. Bëni kube akulli me aloe vera dhe sapo të ndjeni që lëkura ju është djegur nga dielli aplikoni atë.
  5. Lyejni trupin me krem kundër diellit, të cilën mund ta bleni në farmaci.
  6. Përdorimi i kosit është një tjetër mënyrë për të trajtuar lëkurën e djegur nga dielli. Lyeni me kos vendet e irrituara.
  7. Përdorni kondicionet në mënyrë që temperature e trupit të bie në normalitet.
  8. Nëse ju janë djegur qepallat, vendosni dy bustina në ujë të ftohtë dhe më pas përdorni në vendin e djegur.
  9. Përdorini ibuprofen për të reduktuar ënjtjen, dhimbjen dhe skuqjen.
  10. Lyeni lëkurën me vaj kokosi, por mos gaboni të hidhni vaj kokosi në lëkurë dhe më pas të ekspozoheni në diell. Kjo mund të shkaktojë djegie edhe më të mëdha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme