Ramush Tahiri: Takimi Thaçi-Haradinaj, fillimi i gjetjes së zgjidhjes

21:15 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, presidenti i Republikës së Kosovës e ka për obligim kushtetues që brenda një muaji të caktojë ditën e mbledhjes konstitutive të Kuvendit. Kjo mbledhje duhet të caktohet në gjysmën e parë e jo në të dytin të muajit. Këtë e bënë pasi të jetë konsultuar me të gjitha partitë parlamentare duke i thirr në takim të përbashkët ose në takime të ndara.

Pasi të konsituohet Kuvendi dhe të zgjidhen organet atëherë, presidenti, sipas propozimit të koalicioniut PDK-AAK-NISMA e emëron mandatarin për formimin e Qeverisë dhe për këtë me shkresë e njofton Kuvendin.

Mandatari prej datës së emërimit nga presidenti i ka në dispozicion 15 ditë për të dalë në mbledhjen e Kuvendit me kabinetin qeveritar dhe për të marrë besimin apo jo.

“Takimi Thaçi-Haradinaj, i çfarëdo natyre qoftë, është i mirëseardhur dhe ndihmon në gjetjen e një zgjidhje të drejtë. Sigurisht që do të ketë edhe takime të tjera para së gjithash takimi Veseli -Haradinaj që e sqaron mandatarin dhe ndarjen e pozitave brenda PAN-it. Presidenti po del që është takuar me Kryesinë e AAK-së dhe me liderin e saj në kuadër të nismës për takimet me partitë politike ose thjesht ka qenë një takim privatë e jo zyrtar përderisa nuk kemi komunikatën zyrtare,” ka thënë politikologu Ramush Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme