Shkruan Fadil Maloku
Vizioni për Ballkanin, është projekt për kthimin e ish Jugosllavisë (por,me minus Slloveninë dhe Kroacinë, e plus Shqipërinë)!
Fitohet përshtypja se eurokratët e Brukselit, e tanimë edhe këta të Samitit të Triestës (që po mbahet këto ditë përcëlluese në Itali) me konceptin apo projektin e “Ballkanit Perëndimor”, kanë në mendje krijimin e një punëtorie të atillë socio-politike, prej nga do të prodhoheshin modele të atilla që do të ishin të zhveshura shumë nga fuqia e sovranitetit shtetëror. Së këndejmi, mendimi ynë në këtë drejtim është se Ballkani Perëndimor në një mënyrë do të jetë ai zinxhiri kryesor i rrumbullakimit të procesit të globalizimit në gjithë Evropën, e ndoshta edhe më gjerë. Tekefundit, këtë e dëshmojnë edhe operacionet ushtarake që i ka ushtruar diskursi politik i NATO-s në këto vitet e fundit në këtë pjesë të botës.
Projektet e burokratëve për rregullimin e Ballkanit
Duket që kah hapësirat e Ballkanit Perëndimor, kur është në pyetje çështja e rajonizimit, ndër projektet që më së shumti gjer tani kanë hasur mirëkuptim jo vetëm ndër qarqet e qendrave të vendosjes politike, por edhe ekonomike (është fjala për kompanitë e mëdha transnacionale) si KTN-të, etj, janë ato që kanë të bëjnë me rikonfigurimin e Ballkanit në formë të një tërësie unike. Këto projekte do theksuar që mbesin ende për t’u diskutuar në nivelet politike, ngaqë situata e tanishme me plot të pasiguri imponon një rezervë të pathënë për to.
Këto projekte mund të përmblidhen në gjithsej katër iniciativa:
1. Iniciativa amerikane për Evropën Juglindore (SEC) ;
2. Iniciativa e Bashkësisë Evropiane:
3. Rruga e ashtuquajtur e integrimeve pansllave;
4. Iniciativa autonome e vendeve Ballkanike.
Integrimi është një proces i cili që nga e kaluara ka zgjuar interesime sidomos për identitetet dhe vendet të cilat kanë fuqi dhe ekonomi të zhvilluar në nivel të lartë. Ky konstatim, në rastin e Evropës padyshim që i takon një Gjermanie e një France, të cilat kanë me vete kapacitete njerëzore dhe resurse ekonomike që ta iniciojnë idenë e një kulmi të përbashkët, gjithnjë sipas modelit Amerikan.
Do theksuar që BE-në, e kanë përcjellë disa veçori që u manifestuan si produkt i aprovimit të “Planit të Schumanit”. Ndër to, katra sosh janë më të rëndësishme për t’u përmendur në këtë rast. E ato janë:
1. Liria e vendosjes së mekanizmave të apostrofuar në mënyrë të pavarur nga organet dhe mekanizmat e vet shtetërorë dhe nga qeveritë e tyre;
2. Vendimet e aprovuara drejtpërdrejt i obligonin të gjitha shtetet anëtare, edhe atëherë kur vendimet nuk merreshin në mënyrë unanime;
3. Vendimet e organeve të këtij mekanizmi mbinacional i obligojnë të gjithë personat juridikë të vendeve nënshkruese të marrëveshjes;
4. Anëtarët pjesëmarrës të këtij mekanizmi mbinacional, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë njëherit edhe përfaqësues të qytetarëve të vendeve prej nga vijnë, e jo të shteteve, ngaqë zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vota e qytetarëve. Duket se për t’u realizuar “ëndrra” e bashkimit të Europës, ajo më parë duhet të kalojë nëpër disa pengesa apo procese gati të patejkaluara integrative, në formë konglomeratesh që edhe tani janë duke u shfaqur herë pas herë….
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...
Shqipëria pëson dy gola për 10 minuta
U nënshkrua Deklarata kundër dhunës ndaj grave në politikë n...