Lojtari i transferuar së fundmi te Arsenali, Alexandre Lacazette ka në plan të ndjek hapat e legjendës Thierry Henry, i cili është një model për të.
Lacazette iu bashkua Arsenalit nga Lyoni javën e kaluar për një tarifë prej 52 milionë funta që theu rekord të klubi, dhe pritshmëritë për 26-vjeçarin janë të mëdha brenda sezonit të tij të parë te “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Francezi shpreson të ketë sukses si bashkëombësi i tij Henry, i cili është golashënuesi më i mirë i klubit me gjithsej 228 gola.
Lexo edhe: Çfarë bëri Olivier Giroud kur Lacazette shënoi gol në ndeshjen e tij debutuese? (VIDEO)
“Anelka dhe Wiltord ishin shumë kohë më parë, unë kam qenë shumë i ri kur ata kanë luajtur futbollin më të mirë”, ka thënë Lacazette për uebfaqen zyrtare të klubit. “Sa i përket Thierry Henry, unë gjithmonë kanë qenë një tifoz i tij, sigurisht, e kam ndjekur karrierën e tij nga afër”
“Ai ishte një model i madh për mua. Ajo që ka bërë ai për këtë klub ishte madhështore. Do doja të shkruaja kapitullim tim këtu. Do doja t’i bëjë tifozët e lumtur ashtu siç i kishte bërë Thierry Henry”
Nevoja e Arsenalit për një sulmues ka qenë e qartë për një kohë të gjatë dhe Lacazette tani synon të shfaq që klub ka marrë vendimin e duhur në transferimin e tij./arbresh.info
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...