Google ADS

Rama e konfirmon: Kështu do të jetë qeveria e re

19:55 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kabineti i ardhshëm qeveritar do të jetë më i vogël se ky ekzistuesi. Deklaratat i bëri gjatë një dëgjese publike në qytetin e Durrësit. Por ai nuk dha më shumë detaje se cilat ministri do të shkurtohen.

“Në fillim të shtatorit do të jemi gati me blloqet e mëdha duke filluar nga qeveria e re, që do të jetë më e vogël, më eficente dhe patjetër, do të ketë kapacitetin për të garantuar bashkëqeverisjen. Nuk do të ekzistojnë më ministri dhe agjenci që nuk begenisin ti lexojnë dhe jo t’u kthejnë përgjigje njerëzve. Struktura e komunikimit me njerëzit do të jetë e re dhe e fuqishme për të verifikuar cdo ankesë. Ata që largohen nga administrata për arsye mospërfillje të njerëzve nuk kanë të drejtë të afrohen për 10 vite” deklaroi Rama

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme