Mbikalimit te ‘Rrethi’ i thyhen xhamat, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

19:48 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Pas lëvizjes së një pjese të xhamave të mbikalimit te ‘Rrethi’, pranë QKUK’së, në Prishtinë, kanë intervenuar zjarrfikësit.

Shefi i ndërrimit të ekipit të zjarrfikësve, Bajram Rexhepi, ka thënë se për shkak të vjetërsisë së bulonave dhe presionit të vazhdueshëm nga era, tek një pjesë e xhamave të mbikalimit është vërejtur lëvizje.

Zjarrfikësit kanë siguruar zonën, ndërsa sipas Rexhepit ata tashmë kanë bërë vlerësim të gjendjes, dhe bashkë me inspeksionin e Komunës së Prishtinës do ta zgjedhin problemin brenda ditës së sotme.

http://www.dailymotion.com/video/x5tfyf0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme