Kërcënim me bombë në zonën ku Real Madridi është duke u stërvitur

19:39 | 13 Korrik 2017
Arbresh Info

Qindra studentë të Universitetit të Kalifornisë në Los Angelos (UCLA), ku Real Madridi është duke u stërvitur, janë evakuuar pas një kërcënimi me bombë.

Një zëdhënës i universitetit ka thënë që kërcënimi ka ardhur nga njëri prej objekteve rekreative dhe ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter se evakuimi ka ndodhur në orën 18:11, transmeton portali arbresh.info.

Autoritet kanë thënë që një pako e dyshimtë është gjetur një qendër të UCLA-së e vendosur më pak se një kilometër nga Fusha e Atletikës së Veriut, ku Real Madridi është duke kryer stërvitjet për ndeshjet parasezonale./arbresh.info

https://twitter.com/UCLAhousing/status/885364505617629184

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme