VV-LDK-së: Largojeni të korruptuarit

19:10 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, thotë se mos thirrja e seancës konstituive, ka të bëjë me mos sigurimin e numrave nga ana e koalicionit PAN.

“Mos thirrja e seancës konstituive paraqet çështjen se koalicioni PAN nuk i kanë numrat dhe nuk po thirret seanca, po ti kishin numrat, do të thirrej seanca dhe të formohej Qeveria”, tha Haskuka në “Fakt Plus”.

Tutje Haskuka shtoi se edhe nëse formohet Qeveria Haradinaj, ajo nuk do të mbijetojë aq gjatë sepse parashihet t’i ketë vetëm 61 vota, pjesë e së cilës është edhe Lista Serbe.

“Me një Qeveri që ka vetëm 61 vota në total nuk do të ishte një Qeveri që do të kalojë as ligjet bazike. Kjo qeveri do të jetë e varur nga nënte deputetët e Listës Serbe, të cilët do të shantazhojnë këtë qeverisje. Një Qeveri që do të ketë vetëm 61 vende nuk do të mbijetojë aq shumë”, shtoi Haskuka.

Sa i përket, koalicionit me LDK-në, ai bëri të ditur se në një qeverisje me VV-në, personat e korruptuar të LDK, nuk mund të qeverisin bashkë.

“Ka në Kosovë që njerëzit janë të korruptuar dhe të shantazhuar kur ata janë të tillë nuk mund të marrin vendime. Në atë aspekt ne e dimë që edhe Brenda LDK-së, ka persona të tillë dhe në formimin e Qeverisë së ardhshme këta persona do të mbeten anash, nuk do të munden të jenë në çfarëdo Qeverie ku është Lëvizja Vetëvendosje”, tha Haskuka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme