Google ADS

Alexandre Lacazette me falënderim të veçantë për Alex Iwobin pas golit të parë në Arsenal

19:16 | 13 Korrik 2017
Arbresh Info

Alexandre Lacazettes iu deshën më pak se 15 minuta për të shënuar në fitoren e Arsenalit 2 me 0 ndaj Sydney FC.

26-vjeçari, i cili u transferua për një tarifë prej 52 milionë funta në fillim të këtij muaji, filloi ndeshjen e parë të “Topçinjve” parasezonale në Australi nga bankina, por kishte një ndikim të madh pas inkuadrimit në fushë në pjesën e dytë, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Çfarë bëri Olivier Giroud kur Lacazette shënoi gol në ndeshjen e tij debutuese? (VIDEO)

Lacazette shënoi në minutën e 84′ pas një asistimit nga Alex Iwobi duke dyfishuar epërsinë e Arsenalit pas golit të hershëm nga Per Mertesacker.

https://twitter.com/Arsenal/status/885466159507578880

Pas fitores, Lacazette shkroi në rrjetin social Twitter: “Jam i lumtur që kam shënuar golin e parë te skuadra ime e re. Faleminderit Alex Iwobi për asistimin e mrekullueshëm”

Lacazette pritet të jetë pjesë e formacionit starutes për ndeshjet e ardhshme të “Topçinjve”, atë kundër Bayern Munichut, Chelseat, Benficas dhe Sevillas./arbresh.info

https://twitter.com/LacazetteAlex/status/885513282382999553

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme