Google ADS

Gashi: Të martën nuk ka shans të mbahet seancë

18:41 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Pas takimit që Ramush Haradinaj e ka zhvilluar me presidentin, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se javën e ardhshme mund të mbahet seanca konstituive e kuvendit.

Por sipas deputetit të LDK-së, Arben Gashi diçka e tilla nuk mund të ndodhë të martën, si dita që është përmendur se mund të mbahet seanca.

Ai ka thënë në Info Magazine se Thaçi e Haradinaj mund të takohen sa herë të duan, joformalisht.

“Nuk mendoj se mund të mbahet takim në cilësinë e të ngarkuarit për formimin e Qeverisë”, ka shkruar ai.

“Fillimisht duhet të fillojë procedura për konstituimin e kuvendit”, ka vazhduar Gashi.

Sipas tij do të bëhej shkelje nëse një seancë do të thirrej para dhjetë ditësh.

“Të martën nuk ka shans ta mbahet seancë. Matematikisht dhe juridikisht kjo është e pamundur”, ka pohuar Gashi.

“Afatet ligjore fillojnë të ecin nga e hëna”.

Por sipas Gashit ka një ditë në javën e ardhshme që mund të mbahet seanca konstituive.

“Matematikisht në afat të përshpejtuar seanca mund të mbahet të premten e javës së ardhshme”.

Më tej ai ka folur se si mund të krijohet qeveria, pas të konstituohet kuvendi.

“Në momentin kur konstituohet kuvendi fillojnë të ecin afatet ligjore për nominim”.

“Në momentin që nominohet Haradinaj i ka 15 ditë por nëse e ka bindjen për numrat menjëhrë mund ta deklarojë ftesën për kuvendin dhe ta aprovojë propozimin e tij”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme