Kryeministri i vendit, Isa Mustafa dhe zëvendës presidenti i Bankës Europiane të Investimeve, Dario Scannapieco, kanë nënshkruar në Trieste, Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve.
Kjo marrëveshje e nënshkruar do të mundësojë përfshirjen e BEI-së në përgatitjen dhe financimin e projekteve të përzgjedhura përbrenda listës prioritare që përkojnë me objektivat zhvillimore të vendit, transmeton Klan Kosova.
Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë identifikuar fushat kryesore të bashkëpunimit dhe përfshijnë: transportin, energjinë, infrastrukturën komunale dhe mjedisore, arsimin, shëndetësinë, strehimin social, bujqësinë, si dhe mbështetjen e sektorit privat.
Gjatë takimit është theksuar përkrahja e mëtejme e Bankës Evropiane për Investime për shumë projekte të rëndësishme në Kosovë, si dhe u diskutua për rehabilitimin e linjave hekurudhore, rrugëve automobilistike, për projekte të mundshme në shëndetësi, në sektorin e ujërave dhe ngrohjes qendrore, për bashkëpunimin me sektorin privat e në fusha të tjera.
Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Triestes, ku ishin të pranishëm liderët e shteteve kryesore të BE-së si dhe kryeministrat e rajonit, kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar takime të ndara edhe me komisionerë të BE-së, zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller dhe personalitet të tjera, të cilët kanë vlerësuar se rritja ekonomike e Kosovës është rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa, duke shprehur besimin që edhe qeveritë tjera të ndjekin shembullin e Qeverisë Mustafa dhe të kujdesen për financat publike, thuhet në komunikatën e dërguar.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump