Ra në pus teksa punonte në minierë, në gjendje të rëndë 40-vjeçari

14:38 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Një 40-vjeçar është plagosur sot gjatë kohës që punonte në minierën e kromit në Pojskë. Shtetasi me inicialet F. D., banues në fshatin Rëmenj, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në pus.

Policia e Pogradecit ka njoftuar se si pasojë e rrëzimit ka marrë dëmtime trupore.40-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë nga ana e policisë po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme në lidhje me rastin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme