Turqia arreston regjisorin e filmit për Erdoganin

14:07 | 13 Korrik 2017
L G

Në Turqi sot është arrestuar regjisori Ali Avci i dyshuar për lidhje me klerikun mysliman Fethulah Gulen, i cili nga Ankaraja zyrtare akuzohet për organizimin e grusht shtetit të vitit të kaluar në këtë vend.

Mediat turke raportojnë se Avci, i cili u arrestua në shtëpinë e tij, ka bërë një biografi të Presidentit, Recep Tayip Erdogan të titulluar “Shefi” që u publikua në mars,  dhe e ka bërë regjinë e filmit  “Zgjimi” në të cilin flitet për tentativën për puç të vitit të shkuar, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme