Prokurori bën thirrje për ndalimin e publikimit të fotove të sulmit në Nicë

13:58 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Prokurori i Parisit ka bërë thirrje që revista Paris Match të largohet nga lajmet pasi publikoi pamjet e kamerave të sigurisë në lidhje me sulmin e 14 korrikut në Nicë.

Një kamion vrau 86 persona pasi u fut në një turmë që po festonte Ditën e Bastijës, transmeton portali arbresh.info.

Publikimi i imazheve ka zemëruar familjarët e viktimave, që kanë akuzuar revistën për se sensacion morbid.

Revista ishte ende në shitje para se një gjykatës do të duhej të vendoste mbi kërkesën.

Prokurori i kërkoi gjykatës të “urdhërojë tërheqjen (e revistës) nga shitja”, si dhe një “ndalim të publikimit në të gjitha formatet, veçanërisht në internet”.

Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi, gjithashtu kritikoi Paris Match për botimin e imazheve në prag të përvjetorit të parë të sulmit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme