Gerard Pique, ende pa filluar sezoni i ri, ka nisur ngacmimet ndaj Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, në prezantimin e sponsorit të ri të klubit katalanas, deklaroi se “blaugrana”-t kanë si filozofi lojën e bukur mbi të gjitha.
“Në klubin tonë nuk ka rëndësi vetëm fitorja (mesazh për Realin?), por ajo duhet shoqëruar me lojë të bukur. Kemi lojtarët për ta bërë këtë gjë dhe çdo ndeshje mundohemi të fitojmë me lojë të bukur”, tha Pique.
Më tej, mbrojtësi i kombëtares spanjolle kishte një mesazh edhe për Atletico Madrid: “Futbolli është spektakël dhe njerëzit e shohin për t’u argëtuar. Nuk mjafton të luash në mbrojtje gjithë ndeshjen dhe të fitosh 1-0. Tifozët duan që të luajmë mirë, të japim spektakël dhe të shënojmë shumë gola”.
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt