Jetojmë në një shoqëri të orientuar drejt konsumit, që na shtyn të blejmë produkte për të cilat nuk kemi nevojë, shumica e të cilave janë të mbushura me kimikate të rrezikshme.
Njerëzimi është vazhdimisht i ekspozuar ndaj toksinave, të cilat për fat të keq janë të fshehura mirë në të gjitha produktet ushqimore, mjekësore, përdorimit vetjak apo atij shtëpiak. Toksinat gjenden edhe në ajrin që na rrethon, shkruan shendeti.com. Shumë prej këtyre produkteve janë të zbukuruara me etiketa shumë ngjyrëshe me të cilat konsumatori joshet të besojnë se produktet në fjalë janë natyrale, të sigurta për fëmijët apo të përgatitura me produkte natyrale dhe organike. AgroWeb.org ka përgatitur një listë me produktet toksike që na bëjnë dëm dhe duhen shmangur medoemos. Jo vetëm që produktet e mëposhtme janë një kërcënim për organizmin, por ato janë rrezik akoma më i madh për shëndetin e fëmijëve.
Mishrat dhe ushqimet e përpunuara: Ushqimet e shpejta janë zakonisht të përpunuara, të skuqura, të homogjenizuara, të hidrogjenizuara dhe të mbushura me aditivë dhe kimikate. Qumështi që konsumojmë në kuti është zakonisht i përpunuar dhe në disa raste përmban antibiotikë, pesticide dhe kimikate të tjera.
Mishrat e përpunuar kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet tumorale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mënyra më e mirë për të parandaluar ushqimet e përpunuara është t’i konsumoni sa më rrallë, të blini vetëm produkte organike dhe të lexoni me kujdes etiketat.
Toksinat në produktet e kujdesit vetjak: Ndoshta është e vështirë për një konsumator të njohë të gjithë përbërësit e produkteve të higjienës personale. Për shembull, llaku i flokëve dhe acetoni i thonjve përmbajnë phthalate, që shkakton probleme me vëmendjen dhe i shpërqendron fëmijët. Pasta e dhëmbëve përmban një neurotoksinë të quajtur fluoride, e cila nuk duhet konsumuar nëse ka më shumë se 1600 njësi në etiketë, sidomos për fëmijët. Shampot dhe produktet e tjera për fëmijë përmbajnë Sulfatin Laureth, (një kimikat shumë i rëndë që shkakton alergji) 1,4-dioxane (element shtazor që shkakton kancer), Formaldehyde (neurotoksinë që çrregullon zhvillimin) dhe më e keqja nga të gjitha Parfum, një përzierje e mbi 3000 kimikateve të rënda të cilat kompanitë për fatin tonë të keq nuk janë të detyruara me ligj t’i tregojnë.
Toksinat në detergjentët larës: Detergjentët larës përmbajnë fosfor, enzima, amoniak, naftalinë, phenol dhe sodium nitilotriacetat. Të gjithë këto kimikate me emra të pakuptueshëm që shkaktojnë kruarje, njolla, tharje të lëkurës dhe problem me sinozitin. Këto kimikate përthithen lehtësisht nga lëkura nëpërmjet çarçafëve dhe rrobave. Për më tepër, të gjithë këto detergjentë që ne përdorim përmbajnë aroma që në vetvete nuk janë asgjë tjetër veçse një kokteil parfumi i mijëra kimikateve të rrezikshme.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...