Google ADS

Sonte nis Pri Film Fest

11:25 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Hapja zyrtare e PriFilmFest do të bëhet me shfaqjen premier të filmit të njohur ndërkombëtar ‘T’padashtun’ nga regjisori Edon Rizvanolli.

Kryeqyteti sonte do jetë më ndryshe, kjo pasi që është vendi nikoqir ku do të zbarkojnë mysafirë të shumtë, artistë botërorë e vendorë, për të qenë pjesë e hapjes në edicionin e nëntë të festivalit `PriFilmFest`, shkruan KultPlus.

Tashmë gjithçka është gati dhe hapja solemne e festivalit pritet të bëhet sonte në Teatrin Kombëtar, por në të njëjtën kohë, hapja do të bëhet edhe në sheshin `Nëna Terezë` me premierën ndërkombëtare të filmit ‘Tpadashtun’ të regjisorit Edon Rizvanolli.

Gjatë këtij edicioni, nuk do të mungojë edhe artistë të njohur botërorë, në mesin e tyre sonte do të jetë edhe mysafiri special, fituesi i Çmimeve Oskar, regjisori Paul Heggis.

“Jemi zyrtarisht në javën e festivalit. Edhe më i madh se në edicionet e kaluara, PriFest është gati që ta dërgojë kulturën filmike të vendit tonë në një tjetër nivel! PriFest9 po vjen! Bëhuni gati për një javë fantastike, me plot filma, muzikë e argëtim”, kanë shkruar organizatorët në Facebook.

Filmat e edicionit të sivjetmë të PriFest-it do të shfaqen në 5 hapësira të ndryshme, si dhe do të ketë organizime të ndryshme të ngjarjeve përcjellëse të industrisë së filmit, ngjarjeve muzikore me artiste nga vendi dhe bota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme