Google ADS

Vrasësit e Nemtsovit dënohen me 20 vjet burg

10:55 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Një gjykatë në Moskë ka marrë vendimin për pesë çeçenë të akuzuar për vrasjen e politikanit rus Boris Nemtsov.

Ata janë dënuar me 20 vite heqje lirie për vrasjen e vitit 2015, transmeton portali arbresh.info.

Në fund të qershorit, juria gjeti që hetuesit kishin dëshmuar që në shtator të 2014, pesë të dyshuarit u pajtuan të vrasin Nemtsov në shkëmbim të 15 milionë rubleve apo 250 mijë dollarë amerikanë.

Hetuesit e quajtën personin që kishte urdhëruar goditjen dhe e kishte udhëhequr vrasjen si Ruslan Mukhudinov. Ai ka qenë në listën e kërkuar ndërkombëtare që nga nëntori i 2015 dhe është ende i lirë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme