Ish presidenti brazilian dënohet për korrupsion

08:48 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Ish presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva është dënuar për akuzat e korrupsionit dhe është dënuar nëntë vite e gjysmë me burg.

Gjykatësi ka vendosur që ai mund të presë apelin në liri, transmeton portali arbresh.info.

Lula ka refuzuar pretendimet që ai kishte pranuar një apartament si ryshfet në një skandal korrupsioni të lidhur me kompaninë shtetërore të naftës Petrobras.

Ai thotë se gjykimi është i motivuar politikisht dhe fuqimisht ka mohuar çdo keqbërje.

Rasti është i pari prej pesë akuzave kundër tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme