Google ADS

“Bomba” e mesnatës, Clarence Sedorf trajneri i Shqipërisë

01:39 | 13 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Clarence Sedorf ka pranuar të bëhet pasardhësi i Giani De Biasit te Shqipëria. 

Sipas mediave italiane, konkretisht “Fantagazzeta”, holandezi do të drejtojë Kombëtaren Shqiptare në kualifikimet për Europianin 2020, shkruan indeksonline.

Edhe pse gjasat për kualifikim në Kupën e Botës janë të vogla, ish mesfushori I Milanit ka pranuar sfidën e re.

Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për këtë, mirëpo është vërtetuar se bisedimet kanë qenë të hapura.

Shqipëria është aktualisht pa trajner, pasi De Biasi dha dorëheqje pas fitores së thellë kundër Izraelit.

Të ngjashme