Hetimet për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet amerikane, presidenti amerikan Donald Trump i ka quajtur një gjueti shtrigash, por i zgjedhuri i tij për postin e kreut të FBI-së nuk e mendon njësoj.
Gjatë një dëshmie në Senat, Christopher Wray premtoi se nëse ai do të konfirmohet agjencia do të vazhdojë funksionojë pa iu nënshtruar asnjë ndikimi politik.
Wray, një avokat dhe ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë u përball me pyetje nga anëtarët e Komisionit Juridik të Senatit, shumë prej të cilëve kërkojnë garanci se ai mund të punojë në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë.
Në fjalën e tij, kandidati për të pasuar James Comey-n, i shkarkuar nga detyra në 9 maj, premtoi se do të dorëhiqej nëse Shtëpia e Bardhë do t’i kërkonte atij të bënte diçka të paligjshme.
“Nuk mendoj se Prokurori Special, Robert Mueller po drejton një ‘gjueti shtrigash’. Nëse do të konfirmohem nuk do të lejoj kurrë që puna e FBI-së të bazohet në diçka tjetër përveç fakteve, ligjit dhe paanshmërisë politike”, tha Christopher Wray.
Ai shtoi se ishte shumë i përkushtuar për të mbështetur punën e Prokurorit Special, Robert Mueller që po drejton hetimet për ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet amerikane.
Seanca e konfirmimit të Wray zhvillohet ndërsa Uashingtoni është i përfshirë në një furtunë politike lidhur me e-mail-et e publikuara të martën që tregojnë se djali i presidentit, Donald Trump kishte pranuar të takonte juristen e lidhur me Kremlinin, e cila pretendonte se kishte në zotërim informacione dëmtuese për Hillary Clinton-in.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave