Google ADS

Xavi zbulon se dëshiron të bëhet trajner i klubit

23:08 | 12 Korrik 2017
Arbresh Info

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka pranuar se dëshiron të menaxhojë në të ardhmen gjigantin katalunas, por është në dijeni që duhet vite për të arritur qëllimin e tij.

Mesfushori spanjoll është ende në botën e futbollit duke luajtur te klubi Al Sadd në Katar pas largimit nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info.

“Dua të bëhem një trajner, nuk dua ta fsheh këtë”, shpjegoi ai për gazetën spanjolle ‘Sport’.

“Dhe sigurisht nuk dua ta fsheh as faktin që herët apo vonë dua të bëhem trajner i Barcelonës. Fillimisht, unë dua të mësojë dhe kjo nuk është një proces një, dy apo tre mujor. Është proces për të cilin duhen vite”

“Ëndrra ime është të qëndrojë në bankinë te Barcelona si një trajner një ditë”./arrbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme