Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje ka thënë se nuk është mirë me shëndet. Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se nga vizita e tij e fundit mjekësore ka kuptuar që ka problem shëndetësore nga mungesa e aktivitetit fizik si dhe nga mos-ekspozimi ndaj diellit, e që i duhet të vazhdojë me kryerjen e disa analizave të tjera.
Krasniqi kishte bërë kërkesë për të marrë leje në kryerjen e këtyre analizave por kërkesa i është refuzuar nga gjykatësi Beqir Kalludra.
Postimi i plotë:
Pasi nga vizita e fundit mjekësore, doli që kam probleme shëndetësore që vijnë nga mungesa e aktivitetit fizik dhe ekspozimit ndaj diellit, nesër në mëngjes e kisha të caktuar për të bërë analizat e mëtutjeshme.
Por, gjykatësi Beqir Kalludra nuk më ka dhënë leje, ani pse kërkesa është bërë në kohë të duhur, të mjaftueshme për përgjigjjen e gjykatës.
Unë nuk e di a është kjo neglizhencë apo refuzim i qëllimshëm, por cilido qoftë rasti, kjo flet se për Beqir Kalludrën ne jemi thjeshtë emra në shkresa gjyqësore dhe jo njerëz që kanë nevojë të lëvizin e të mirëmbajnë shëndetin.
Vazhdimi i izolimit tonë, çdo dy muaj, tash e 1 vit – pa asnjë interesim nga gjykata rreth gjendjes tonë fizike e shëndetësore – tregon për një sistem drejtësie ku nuk ka njerëz e humanitet por vetëm procedura, montime e shkelje.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...