Gjendja shëndetësore e ish–kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, mbetet e pa ndryshuar, edhe rreth tre muaj pas dërgimit të tij në Turqi për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka bërë të ditur Rrustem Musa, zëvendësministër në detyrë i Shëndetësisë.
Sipas tij, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Rexhepi vazhdon të jetë e rëndë.
“Ai vazhdon të jetë i intubuar dhe duke u trajtuar në postintenzivë të spitalit të njëjtë me parametra stabile“, tha shkurtimisht Musa për Gazeta Blic.
Bajram Rexhepi është në trajtim mjekësor në një spital universitar të Stambollit, që nga 25 prilli i këtij viti.
Si pasojë e disa komplikimeve në organet vitale, Rexhepi ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga 15 prilli.
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...