Më pak se gjysma e dasmave që janë zhvilluar në Zvicër gjatë vitit të kaluar ishin mes dy shtetasve zviceranë.
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga zyra e statistikave zvicerane, vetëm 47 për qind e dasmave të mbajtura në vitin 2016 ishin me dy partnerë zviceranë.
Në 36 për qind të rasteve tjera, gjysma e çifteve ishin shtetas jo zviceranë, ndërsa 16 për qind të dasmave janë zhvilluar nga shtetas të huaj, transmeton portali arbresh.info
Rreth një e pesta e dasmave ishin midis një burri zviceran dhe një gruaje të huaj, ndërsa një e gjashta ishte midis një gruaje zvicerane dhe një burri të huaj.
Statistikat janpin një pasqyrim të natyrës ndërkombëtare të një vendi me ku dy milionë banorë, një e katërta e popullsisë, nuk kanë pasaportë zvicerane.
Në Gjenevë, ku 40 për qind e popullisisë është e huaj, 76 për qind e dasmave në vitin e kaluar ishin kryer nga shtetas të huaj.
Në prill, qeveria njoftoi shifra të reja që tregonin se numri i të huajve që jetonin në Zvicër kishte tejkaluar për herë të parë shifrën me mbi dy milionë.
Shtetasit e huaj që jetojnë në Zvicër në masë të madhe janë nga Italia, Gjermani, Portugalia dhe Franca.
Qendrat ekonomike të Cyrihut, Gjenevës dhe Vaudit (duke përfshirë Lausanne) kanë numrin më të madh të të huajve./Arbresh.info
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...