Pritja po merr fund. Në daljen e tij para mediave disa ditë më parë, presidenti Duka deklaroi se rrethi i kandidatëve është ngushtuar ndjeshëm.
Nga sa bëhet me dije nga burime të besueshme pranë FSHF-së, “Panorama Sport” zbulon se dy ditët e para të javës së ardhshme pritet që të konkretizojnë gjithçka në lidhje me trajnerin e ri të Kombëtares.
Drejtuesit e institucionit të futbollit në vend kanë bërë me dije se në muajin korrik do të ketë caktim të trajnerit të ri dhe në dukje gjithçka po shkon sipas planit.
Gazeta ka mësuar se e hëna ose e marta do të jenë ditët në të cilat pritet që të prezantohet tekniku i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit.
Ndonëse në listë kanë qenë edhe Clarence Seedorf, Panucci e Walter Zenga, kandidatura e Luigi De Canios duket se ka plotësuar kërkesat e presidentit Duka.
Statusi i teknikut 59-vjeçar ka mbetur ajo më kryesorja me të cilin mësohet se janë diskutuar edhe detajet e kontratës.
Ndërkohë, mundësia për Zengën ka rënë për shkaqe kryesisht ekonomike, pasi shifrat e ofruara nga FSHF nuk e kanë bindur atë që të jetë i gatshëm të nisë një aventurë në krye të Kombëtares shqiptare.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...