Ganimetja nuk e duron vapën, ja nga kush kërkon akullore (FOTO)

18:48 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputetet tashmë të çertifikuara nga KQZ, Ganimete Musliu dhe Luljeta Veselaj-Gutaj duket se po kanë më shumë kohë të zbaviten në facebook pasi që ende nuk janë të angazhuara në punë institucionale, shkruan arbresh.info.

E gjithë kjo shihet ku në një postim në facebook tek një foto ku shkruan ‘Personi që i fillon emri me L duhet me ta qit ni porcion akullore!’, deputetja Ganimete Musliu ka etiketuar në një koment deputetën Luljeta Veselaj-Gutaj. Nga kjo shihet se Ganimetja nuk po mund ta duroj vapën e madhe dhe po i kërkon një akullore deputetes Veselaj-Gutaj.

Mirëpo kërkesës së saj ende nuk i është përgjigjur deputetja Luljetë pasi që ajo nuk ia ka kthyer komentin.

Duket se Ganimetja ka mbetur pa akullore./Arbresh.info

19970920_10155380337595692_1582956413_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme