Google ADS

Telefoni më i madh në botë (VIDEO)

19:17 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Ky telefon befasues është ekspozuar në një festival me 16 shtator të vitit 1988, për të festuar ditëlindjen e 80-të të kompanisë së sigurimeve “Centraal Beheer” në Holandë, përcjell arbresh.

Madhësia e këtij aparati telefonik është 2.47 metra i gjatë, 6.06 metra i gjerë dhe peshon 3.5 ton. Telefoni gjigant ishte madje më i rëndë se sa një elefant mesatar.

Ky telefon është dashur që të ngrihet me vinç në mënyrë që telefonata të mund të bëhej. Kjo ishte e nevojshme në mënyrë që të dëshmohej se telefoni ishte plotësisht funksional, transmeton Klan Kosova.

Kjo fotografi është e telefonit më të madh në botë, është paraqitur në librin e rekordeve botërore të Guinness, vitin e kaluar.

https://www.youtube.com/watch?v=-zEuUFN1lNA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme