Sipas një studimi që është kryer nga kompania Verto Analytics tregon se Siri dukshëm është asistenti më i popullarizuar në Amerikë, përcjell arbresh.
Sipas rezultateve të hulumtimit, Siri kap 41,4 milionë përdorues mujor, prej gjithsej 71 milionë përdoruesve, të cilët përdorin asistentët virtualë.
Por, edhe pse i popullarizuar, analizimet e fundit tregojnë se popullariteti i asistentit virtual Siri është në rënie.
Sipas studimeve të fundit, ndërmjet majit 2016 dhe majit 2017, Siri ka humbur 7,3 milionë përdorues mujor.
Siri nuk është i vetmi në humbje, pasi që edhe S Voice i Samsungut ka humbur përdoruesit.
Verto Analytics sugjeron se popullariteti i prodhimeve të pavarura, siç janë Google Home dhe Amazon Echo, mund të jenë shkak i rënies së popullaritetit të asistentit virtual Siri. Apple pritet më vonë gjatë këtij viti të prezantojë HomePod, i cili do të garojë në këtë fushë.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...