James Rodriguez ka thënë se dera nuk është e mbyllur në karrierën e tij në Real Madrid pavarësisht se është prezantuar sot (e mërkurë) si një lojtar i Bayern Munichut.
Reprezentuesi i Kolumbisë ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë dy vjeçare si një i huazuar te skuadra në Allianz Arena, ku shpreson të arrijë sërish në formën e tij më të mirë pas dështimit për të siguruar pozitë startuese në Madrid, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi disa lojtarë të shkëlqyer dhe unë duhet të luftojë për pozitë në formacionin startues”, ka thënë ai në konferencën për media.
“Unë mund të luaj si anësor i krahut të majtë dhe të djathtë në mesfushë. Do të luaj kudo që trajnerin dëshiron që unë të luaj. Është sikur një jetë e re për mua. Gjithçka është e re, por Munichu është një qytet i bukur. Do të përpiqem për të mësuar gjuhën gjermane”
“Dera në Real Madrid është ende e hapur, por tani unë jam duke menduar vetëm për dy vitet e ardhshme këtu. Pas kësaj, ne do të shohim dhe do të marr një vendim”
“Është një mënyrë e re, por jo një hap prapa. Një sfidë e re”./arbresh.info
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”