Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, bëri të ditur se ka dërguar një letër në drejtim të Federatës së Boksit Botëror (AIBA).
Ata dërguan letër në lidhje me Kampionatin Botëror që do të mbahet në fund të gushtit. “Federata e Boksit e Kosovës dërgoi letër zyrtare në Federatës Botërore (AIBA) dhe presidentit Ching Khu Ëu, për pranimin e dy boksierëve me ftesë në Kampionatin Botëror që mbahet në Hamburg, nga data 25 gusht deri me 2 shtator. Pasi që boksierëve të Kosovës nuk iu lejua hyrja në shtetin e Ukrainës në Kampionatin Evropian, ku ishin dhe kualifikimet për Kampionatin Botëror. Mbesim me shpresë se do të ftohemi të marrim pjesë në Kampionatin Botëror”, bëhet e ditur nga FBOXK-ja.
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...