Rahoveci zgjat orarin e punës për të tretin vit radhazi, ja arsyeja (VIDEO)

14:58 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot një vendim përmes së cilit ka vendosur që nga data 17 korrik e deri më 25 gusht orari i punës në komunë të zgjatet për dy orë më shumë.

Sipas vendimit të komunës, orari zgjatet nga ora 16:00 deri në ora 18:00 ditëve të punës ndërkaq do të punohet edhe të shtunave nga ora 09:00 deri në ora 12:00.

Ekipi i Arbresh.info ka qëndruar sot në komunën e Rahovecit dhe ka bashkëbiseduar me drejtorin e Administratës së Përgjithshme të komunës, Sali Sallteku i cili ka thënë se kjo është bërë për shkak të bashkëatdhetarëve.

“Është hera e tretë që merret ky vendim prej që jam unë drejtor i Administratës. Ka qenë një kërkesë e imja që ia kam bërë zyrës së kryetarit dhe kam gjetur mirëkuptim. Ka qenë edhe kërkesë e Ministrisë së Diasporës që të jemi sa më afër me qytetarët tanë që janë mërgimtarë dhe ata që kërkojnë të kryejnë punë sa më shpejt”, është shprehur Sallteku.

Sipas tij, ky është viti i tretë që komuna zgjat orarin e punës në kohën kur fluksi i mërgimtarëve në vend është në kulm.

Për më shumë ndiqni intervistën./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1478345218897232/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme