Këto fotografi që po i shihni janë bërë në qytetin e Prizrenit. Një tregtarë i kafshëve, po tenton t’i shpëtojë lopët nga temperaturat e larta sepse kamioni i tij ishte stër ngarkuar dhe për pasojë i kanë ngordhur.
Lajmi.net merr vesh se personit që i kanë ngordhur lopët është kasap në Prizren, që tregton me lopë.
Kanë qenë rreth 20 lopë që ka treguar një qytetarë për lajmi.net, ndërsa 8 i kanë ngordhur.
Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen lopët e ngordhura dhe tentimi i për t’i shpëtuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bajram Curri në Prizren, ku në vend ngjarje shihet se kanë dal edhe zjarrfikësit për ta ndihmuar tregtarin që t’i shpëtojë lopët.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Hazir Berisha ka thënë për lajmi.net se qytetarët i kanë informuar Policinë e Kosovës dhe për raportin përfundimtar do të dihet pasi të bëhet ekzaminimi nga ana e Inspektoratit Komunal dhe veterinarëve.
“Sipas qytetarëve që e kanë informuar Policinë në Prizren thuhet se te tregu i kafshëve paska qenë një kamion me kafshë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes për të parë se çka është në pyetje. Ne nuk kemi më shumë mundësi të merremi me ato punë, po e kemi thirr inspektoratin komunal së bashku me veterinarët dhe ata do ta japin raportin përfundimtar”, ka thënë Berisha
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist